Politike

SHBA porosi Metës, Ramës e Bashës, Palmer: Zgjedhje me standarte të larta e kandidatë të pastër, vendimi i DASH për Dosh

6 Prill 2021, 10:31 Nga DOSJA
SHBA porosi Metës, Ramës e Bashës, Palmer: Zgjedhje me standarte

TIRANË– Më pak se 20 ditë na ndajnë nga dita kur shqiptarët do të zgjedhin qeverinë e tyre për 4 vitet e ardhshme, por kur “gjakrat janë ndezur” nga të gjithë kampet, Matthew Palmer ka kërkuar një takim me të gjithë kokat e shtetit. Në mënyrë virtuale, Palmer bëri bashkë kryeministrin Edi Rama kryedemokratin Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta.

Pas takimit online, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattew Palmer ka dhënë një mesazh për zgjedhjet dhe ka kërkuar që të jenë standartet e demokracisë. Palmer tha se SHBA-ja nuk ka asnjë politikan të preferuar dhe se është e përkushtuar për një të ardhme euroatlantike të Shqipërisë.

Palmer është bërë njësh me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përsa u përket pastërtisë së figurës për kandidatët. Ai tha se Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Përsa i përket procesit të vaksinimit, Palmer tha se Shqipëria ka bërë ç’është e mundur që të vaksinojë popullin e saj, ndërsa Reforma në Drejtësi ka përparuar shumë. Referuar vendimit të Shqipërisë për të pranuar vaksinat ruse dhe kineze, Palmer tha se u takon qeverive të vendosin në raport me vaksinat.

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit komentoi edhe kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit. Palmer tha se në fakt është përgjgjësi e liderëve që të ofrojnë mundësi zgjedhjeje për shqiptarët. Ai shtoi se listat nuk janë perfekte, por që vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit janë të mirëmenduara, referuar ndalimit të hyrjes së Doshit në SHBA.

Ndërkohë prej muajsh ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është kthyer në zërin më të fortë dhe apelues për zgjedhje të drejta e të ndershme, duke përmendur me emra dhe kandidatë që, sipas saj, nuk duhet të marrin pjesë në proces për shkak të të kaluarës së tyre. Si shembull ajo ka sjellë Tom Doshin.

Ndërsa që herë pas herë bën thirrje edhe për forcat politike që të mbajnë duart larg nga prekja e votave dhe kutive, duke paralajmëruar se me 25 prill do të jetë vetë në terren. Herë pas here, Kim ka bërë të qarta objektivat që SHBA duhen të arrijnë me zgjedhjet në Shqipëri; transparencë! Thirrjeve të saj së fundmi i është bashkuar edhe ambasadori britaik, Duncan Norman.

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike matthew palmer zgjedhjet 25 prill 2021 matthew palmer zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll