E planifikuar me DETAJE! Autorët kishin 1 vit kohë të “kopsisnin” skemën e vrasjes, Bardhok Pllanaj prej 1 viti
6 Prill 2021, 07:40Nga DOSJA
SHKODËR– Detaje të tjera kanë dalë në “dritë” nga hetimet e nisura për vrasjen e “Kumbarit të Shkodrës”, Bardhok Pllanaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti i përdorur nga autorët, ishte vjedhur në Tiranë rreth 1 vit më parë. Detaj që tregon shumë për kohën kur ka nisur plani për ekzekutimin e 46-vjeçarit.
Makina tip “Passat” qarkullonte në qytet me targa të vjedhura, por në momentin kur autorët i janë afruar objektivit të tyre, kanë vendosur “pllakën” FV140MT. Të paktën dy persona, të armatosur rreth orës 21:00 i janë afruar mjetit tip “Range Rover”, duke e qëlluar në ecje e sipër 46-vjeçarin pa i lënë mundësi që të shpëtojë. Pasi u siguruan që e kishin kryer “detyrën”, autorët kanë djegur makinën e vjedhur por brenda kishin lënë 2 armë zjarri automatikë model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja.
Armët e gjetura pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, për të zbuluar numrin e serisë dhe nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale. Po ashtu, brenda mjetit të Pllanajt janë gjetur edhe dy aparate celulare të përdorura nga viktima. Njëri është gjetur i shkatërruar nga plumbat, ndërsa tjetri kishte shpëtuar. Të dy janë dërguar në laborator që të ekzaminohen për të zbuluar ndonjë detaj që mund të çojë hetuesit tek autorët ose tek urdhëruesi i tyre.
Fillimisht u dyshua se 46-vjeçari ishte nxjerrë në pritë, por më pas u mësua se Pllanaj vetëm tre orë para vrasjes kishte qenë në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku kishte të shtruar nënën. Pasi e ka dërguar në shtëpi, ka shkuar në Kryebushat dhe në momentin që është kthyer, 50 metra larg shtëpisë së tij është masakruar me automatik.
(k.m./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODËR– Ekzekutimi Bardhok Pllanaj me 120 plumba para dy ditësh në Shkodër, ka bërë bujë edhe në mediat serbe.Blic.rs i ka dedikuar një artikull Pll...
Aktualitet 6 Prill 2021, 06:56
Autor i 61 vrasjeve të kryera me dorën e tij, Altin Dardha ka qenë një ndër emrat më famëkeq në Beratin e fillimit të viteve 90. Gazetari Ferdinand Dervishi ka ...
PERUGIA– Misteri i zhdukjes në Shqipëri të biznesmenit dhe ish-arbitrit nga San Giusto, Davide Pecorelli vazhdon! Sot shënohen tre muaj nga hera e fundit ...
Aktualitet 6 Prill 2021, 06:28
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga kanë rënë babë e bir të cilët me datë 4 prill t...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë fletën e votimit që shqiptarët do të kenë në duar më ...
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, ishte i angazhuar në fushatën e Lëvizjes Socialiste për Integ...
Komisioni Kuvendor i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar propozimin e qeverisë në projektligjin e ri të Kodit Rrugor, që parashikonte vendosjen e gjobës për të gj...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Bardhok Pllanaj nuk ishte person shumë i rrezikshëm që mund ti dërg...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, pasditem...