Bota

ZYRTARE/ Agjencia Evropiane e Barnave: Ekziston një lidhje mes vaksinës së AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut

6 Prill 2021, 10:31 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Agjencia Evropiane e Barnave: Ekziston një lidhje mes

EVROPE– EMA, (Agjencia Evropiane e Barnave), pranon se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut. Shefi i vaksinave në EMA, Marko Calaveri pohoi se është e qartë lidhja e efektit të vaksinave. 

“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi atë tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim,” i tha Marco Cavaleri, shefi i vaksinave EMA, për gazetën italiane Il Messaggero.

Ai tha se “në orët e ardhshme, ne do të themi se ka një lidhje, por ne ende duhet të kuptojmë se si kjo ndodh”.

Pyetjet e vazhdueshme nëse mpiksjet e rralla, por serioze të gjakut në mesin e atyre që marrin dozën ee AstraZeneca kundër COVID-19, kanë minuar besimin në vaksinën e bllokuar tashmë në disa vende.

Pasi disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës – përfshirë Italinë, EMA deklaroi se përfitimet tejkalojnë rreziqet dhe duhet të qëndrojnë në përdorim. Por agjencia ka thënë se një lidhje shkakësore midis mpiksjeve dhe vaksinës është e mundur dhe pritet të sigurojë një vlerësim të azhurnuar këtë javë.

“Ne jemi duke u përpjekur të marrim një pamje precize të asaj që po ndodh, për të përcaktuar në detaje këtë sindromë për shkak të vaksinës,” tha Cavaleri.

Ai shtoi: “Midis të vaksinuarve, ka më shumë raste të trombozës cerebrale … tek të rinjtë sesa ne prisnim”.

Burimi: Daily Sabah

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ema vaksina e astrazeneca ema vaksina e astrazeneca

Sondazh

Poll