Bota

50 njerëz u vranë ne përleshjen mes fiseve, qeveria Sudaneze shpall gjendje emergjente

6 Prill 2021, 09:55 Nga DOSJA
50 njerëz u vranë ne përleshjen mes fiseve, qeveria Sudaneze

SUDANI-Ditën e djeshme Qeveria Sudaneze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në West Darfur pasi të paktën 40 njerëz ishin vrarë dhe 58 ishin plagosur.

Ditën e sotme Komiteti Shtetëror i Mjekëve në West Darfur ka thënë se numri i vdekjeve është rritur në 50 dhe 132 të plagosur.Përleshja ka ndodhur gjatë fundjavës dhe dhuna ishte midis fiseve arabe Rizeigat dhe fiseve jo-arabe Masalit në Genena, kryeqyteti i provincës West Darfur. Kjo ndodhi pasi njerëz të panjohur të armatosur të shtunën qëlluan për vdekje dy persona nga Masalit shkruan Reuters.

Komiteti i mjekëve sudanezë në Darfur Perëndimor tha se njerëzit e armatosur gjithashtu hapën zjarr në një ambulancë të Dielën vonë, duke plagosur tre punonjës të kujdesit shëndetësor.

KB tha se të gjitha aktivitetet humanitare u pezulluan ndërsa rrugët përreth pjesës jugore të Genena ishin bllokuar.

Më shumë se 700,000 njerëz janë prekur nga përplasjet, pasi Genena shërben si një qendër për shpërndarjen e ndihmave në rajonin e shkatërruar nga konflikti.

Në janar, pas përplasjeve të ngjashme midis fisit Masalit dhe fiseve arabe, rreth 130 njerëz u vranë dhe 108,000 u zhvendosën.

Ndërlidhja e paqes së qëndrueshme atje dhe në pjesë të tjera të Sudanit ka qenë një nga sfidat kryesore me të cilat përballen autoritetet që nga përmbysja e Bashir në prill 2019

(e,k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 40 njerez u vrane west darfur 40 njerez u vrane west darfur

Sondazh

Poll