Bota

Hoxhaj refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Osmanit: Nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake

6 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Hoxhaj refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Osmanit: Nuk

KOSOVË– Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimin të Vjosa Osmanit SI presidente të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se e ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se “Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”.

“Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani që mbahet sot. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”,– ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj e ka quajtur Osmanin marionetë të kryeministrit Kurti, për të cilin ka thënë se është “me tendenca autokrate”.

“I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar”,- ka shkruar Hoxhaj.

PRESIDENTI MUNGON

Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës…

Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, April 6, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj enver hoxhaj

Sondazh

Poll