Bota

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takohet me ekipin e xhudos: Lartësuat flamurin e Kosovës nëpër botë

6 Prill 2021, 09:48 Nga DOSJA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takohet me ekipin e xhudos:

KOSOVË– Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj ekipin e xhudos.

Osmani falënderoi Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kukën, për mënyrën se si e kanë përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe se si e kanë lartësuar flamurin tonë.

“Në kohën kur edhe politika ka dështuar edhe diplomacia, kanë qenë Majlinda, Distria, Nora dhe të gjitha xhudistete tjera, së bashku me trajnerët e tyre, që na kanë bërë zemrën mal, por mbi të gjitha shtetin tonë dhe kanë lartësuar flamurin e Republikës së Kosovës, edhe në ato shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë”,- ka deklaruar e para e vendit tonë.

“Xhudistet kanë qenë simbol i Republikës së Kosovës, andaj në këtë ditë ndërkombëtare të sportit dhe paqes, i pres në zyrën time sepse sukseset e tyre jam e bindur se nuk do të mungojnë, mirëpo është e domosdoshme që shteti t’u qëndrojë pranë tyre dhe t’i përkrahë në mënyrën më të mirë të mundshme e mbi të gjitha, flamuri ynë të valojë në çdo vend”.

“Në të ardhmen do të nga gëzoni pa masë dhe të vazhdoni të shkruani histori”,- ka shtuar më tej Osmani.

Majlinda e ka falënderuar Presidenten për këtë pritje, duke e siguruar se do të japin maksimumin edhe në të ardhmen që të lartësohet sa më shumë flamuri i Kosovës.

LAJMI KRYESOR:Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, shoqërohet nga dy vajzat dhe bashkëshorti, betohet në sheshin “Ibrahim Rugova”

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora driton kuka majlinda kelmendi vjosa osmani driton kuka majlinda kelmendi vjosa osmani

Sondazh

Poll