Insights

LEKË ZGJEDHJESH/ Ujësjellësi i Tiranës i jep tenderin prej 1 miliardë lekë të reja vëllait të Safet Gjicit, gara e dysh

6 Prill 2021, 09:34 Nga DOSJA
LEKË ZGJEDHJESH/ Ujësjellësi i Tiranës i jep tenderin prej 1

TIRANË- Një tender i majmë me vlerë 999 miliardë lekë të reja po zhvillohet nga Ujësjellësi i Tiranës, dhe në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Edhe pse gara është ndërkombëtare, fituese është shpallur kompania e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, “Euro Gjici”. Kjo kompani rezulton në emër të Lavdrim Gjicit, vëllait të kryebashkiakut, i akuzuar disa herë në media si “mburoja” e Safet Gjicit në fitimin e tenderave. Lajmi është shpërndarë nga drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj, e cila thotë se tenderi iu dha Gjicit nga Ujësjellësi.

POSTIMI I PLOTE:

#Tirana Tender Nderkombetar, me vetem dy Opertor ne gare, vetem nje oferte e vlefshme vlera 999 milion lek te Reja. Tenderon Ujesjellesi ne Tirane fiton bashkimi i operatoreve ku merr pjese kompania e themeluar nga kryebashkiaku i Kuksit Safet Gjici . Tendera tek Open Procurement Albania
http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/37132

Në verifikimin që Dosja.al i bëri faqes zyrtare të prokurimeve publike rezulton se tenderi iu dha kompanisë Euro Gjici, ndërsa Firdeus u skualifikua për motive të dyshimta, ku Ujësjellësi parashtron se kompania u tërhoq pasi nuk dorëzoi në sistemin elektronik të dhënat e nevojshme. Gara është hapur më 15 janar 2021 dhe fituesi është shpallur në kulmin e fushatës zgjedhore, 31 mars 2021. Objekti i tenderit kanë qenë shërbimet e integruara dhe furnizimi në vendosjen e pajisjeve elektronike për të cilat shteti do të paguajë 1 miliardë lekë të reja tek vëllai i Safet Gjicit.

Ujësjellësi i Tiranës është një ndërmarrje publike në varësi të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

factcheck factcheck erion veliaj lavdrim gjici safet gjici tenderi per safet gjicin ujesjellesi i tiranes erion veliaj lavdrim gjici safet gjici tenderi per safet gjicin ujesjellesi i tiranes

Sondazh

Poll

Insights 5 Prill 2021, 05:45

Rreziqet nga euforia e aeroporteve

Në kulmin e pandemisë dhe nën ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, aeroportet kanë qenë një temë me vëmendje të veçantë për qeverinë. ...

Insights 3 Prill 2021, 17:07

“Dembelizmi” i shqiptarëve

Per te disaten here, kryeministri shprehet se shqiptaret nuk duan te punojne dhe eshte e nevojshme te marrim punetore nga Bangladeshi. Tani, le te sqarojme pak ...

Insights 29 Mars 2021, 19:04

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria hu...