Insights

“Dembelizmi” i shqiptarëve

3 Prill 2021, 17:07 Nga DOSJA
“Dembelizmi” i shqiptarëve

Per te disaten here, kryeministri shprehet se shqiptaret nuk duan te punojne dhe eshte e nevojshme te marrim punetore nga Bangladeshi. Tani, le te sqarojme pak kete çeshtjen e dembelizmit te shqiptareve ne Shqiperi.

Njihet ne mikroekonomi qe individet bejne nje zgjedhje midis kohes se lire dhe punes. Per te punuar nje ore me shume duhet te hiqet dore nga nje ore kohe e lire, por, qe te ndodhe kjo, duhet qe dobia e marre nga kjo ore pune shtese, pra nga paga e saj, te jete me e madhe se dobia e marre nga nje ore kohe e lire. Nese shqiptaret nuk shkojne te punojne ne fasoneri apo ne ndertim, faktoret mund te jene kryesisht dy:

A. Paga e ofruar nga fasonerite dhe sektori i ndertimit eshte e ulet ne krahasim me ate qe kerkon tregu i punes. Duhet mbajtur parasysh qe puna nuk eshte qellim ne vetvete, por nje menyre per te plotesuar nevojat, pra e rendesishme eshte paga reale (ajo çfare arrijme te blejme me parate e pages), dhe jo paga nominale. Duke patur parasysh koston e jeteses ne Shqiperi, qe eshte nder me te lartat ne rajon dhe e krahasueshme me vendet e BE-se, dhe nivelin e pagave qe eshte me i uleti ne Evrope, eshte normale qe individet kerkojne paga me te larta.

Ndoshta pronaret e fasonerive mund te thone qe me marzhet e fitimit qe kane , nuk arrijne te paguajne me shume, por kjo do te thote qe Shqiperia nuk eshte me terheqese per kete lloj biznesi me vlere te shtuar kaq te ulet, dhe ky nuk eshte faji i shqiptareve. Ne fakt, shume ekonomiste, perfshi te nenshkruarin, kane vite qe vene theksin ne nevojen e zevendesimit te ketyre bizneseve, por “ekonomistet” e qeverise e kane mendjen tek performanca e qeverise shqiptare qe sipas tyre ia kalon atyre te vendeve evropiane.
Ndersa, per sa i perket ndertuesve dhe ortakeve te tyre politikane, mbajtja e pagave te uleta eshte krejtesisht abusive. Nese sektori po njeh nje ekspansion te pa pare me pare, eshte normale qe edhe pagat duhet te rriten me te njejtin hap. Vlen te permendet ketu se eshte pikerisht ky sektor, qe me funksionin e tij te lavatrices se parase, eshte nje nga faktoret kryesore te anomalise se ekonomise shqiptare, ku kosto e jeteses eshte shume me e larte se niveli i pagave (siç duket edhe nga renditjet respektive te permendura dhe me lart).

B. Ata qe do duhej te punonin ne fasoneri apo ndertim, kane gjetur nje menyre tjeter per te siguruar te ardhura, se nuk eshte se vdesin per buke. Kjo menyre alternative mund te jete e ligjshme apo edhe e pa ligjshme (p.sh. mund te jene larguar jashte vendit, mund te kete gjetur nje pune tjeter me page me te larte dhe/ose me lodhje me te ulet, mund te kene nje vella apo moter jashte shtetit qe i dergon te holla, mund te kete nje kusheri ne administrate dhe “nxjerr ndonje lek”, mund te shkoje mbrapa nje partie politike dhe pastaj siguron nje diplome duke perfunduar drejtor apo shef finance ne administrate duke “nxjerre ndonje lek”, mund te kete zgjedhur te mbjelle kanabis apo edhe te vjedhe). Te gjitha keto aktivitete i nenshtrohen ligjit te finances: risku me i madh sjell perfitim me te madh, por risku ne kete rast perfaqesohet nga vete shteti i Edi Rames. Me nje sistem te tille gjyqesor, ku gjithçka mund te thuhet, por vetem se “denimi eshte i sigurte” jo, atehere njerezit bejne zgjedhjet e tyre. Te gjitha situatat e pa ligjshme te permendura me siper jane pjelle e sistemit te ndertuar nga Edi Rama, pra, ai nuk duhet te habitet perse shqiptaret nuk shkojne te punojne ne ndertim dhe ne fasoneri.

Ne mbyllje mund te themi qe sjellja e individeve ne tregun e punes eshte krejtesisht racionale. Eshte e vertete, individe te veçante mund te sillen ne menyre jo racionale ne momente te caktuara, por, teresia e tregut te punes eshte e pa mundur te kete nje qendrim jo racional siç perpiqet te na e paraqese kryeministri.

(Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog edi rama ervin terziu edi rama ervin terziu

Sondazh

Poll

Insights 29 Mars 2021, 19:04

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria hu...