Aktualitet

Ekstradohet drejt Shqipërisë 40-vjeçari i dënuar me 13 vite burg për mashtrim

14 Maj 2019, 13:07 Nga DOSJA
Ekstradohet drejt Shqipërisë 40-vjeçari i dënuar me 13

TIRANË- Interpol Tirana ka esktraduar nga Kosova një shtetas të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, ndaj të cilit gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar me 13 vite burg. 

Burim Haxhiolli, 40 vjeç, akuzohet se në vitin 2009 dhe 2010 në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm.

Haxhiolli sipas policisë, shumat e marra i ka transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. 

Njoftimi i policisë: 

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar :

Burim Haxhiolli , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.

Shtetasi Burim Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Burim Haxhiolli në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akstradohet 40-vjeçari burim haxhiolli akstradohet 40-vjeçari burim haxhiolli

Sondazh

Poll