E rritur nga gjyshërit që mbledhin kanaçe, historia e 10-vjeçares që nuk shkon në shkollë
14 Maj 2019, 11:42Nga DOSJA
Suzana Peposhi jeton në qytetin e Durrësit së bashku me bashkëshortin dhe mbesën e vogël 10-vjeçare. Vajza e saj Laureta përpara disa vitesh teksa jetonte në shtetin grek u njoh dhe u dashurua me një shtetas sirian.
Nga kjo lidhje erdhi në jetë vajza, por ai u largua dhe i braktisi te dyja. E gjendur në të tilla kushte Laureta mori vajzën e vogël dhe u kthye në shtëpinë e prindërve.
“Që të mos vuante i thamë rri te motra. Më pas iku diku tjetër. Ata janë njohur te puna ku ka punuar familja greke. Ka jetuar një vit.
Unë se kam pyetur me thënë të drejtën vetëm kur është shtruar në spital, në muajin e tretë. Ishte pa dokumenta dhe nuk e dinim nëse mund ta mbante apo do ta hiqte fëmijën. Në krye të vitit ai u largua si shkak i konflikteve. Ai nuk e ka njohur atësitë se nuk e do. Ai është martu me tjetër njeri, si duket nuk bënin fëmijë dhe donte që t’i mbushte mendjen se unë kam bërë fëmijë por vajza nuk i flet. ”- u shpreh nëna e gruas. Edhe pse jetojnë në varferi të plotë dashuria për mbesën e vogël është e madhe.
Suzana dhe bashkëshorti i saj jane dy gjyshër që po bejnë gjithcka për vogëlushen. Ata jetojnë duke mbledhur kanaçe të vjetra dhe hekura, të cilat më pas i shesin dhe sigurojnë ushqimin. Megjithatë kanë një problem serioz lidhur me dokumentacionet e mbesës. Ajo nuk regjistrohet dot për shkak të një gabimi në mbiemrin e nënës. Edhe pse janë përpjekur shumë nuk kanë arritur dot t’i japin një zgjidhje. 10-vjecarja është e sëmure dhe ka nevojë për ilaçe, por ata nuk mundën dot të nxjerrin për të as librezën e shëndetit.
Suzana kërkon ndihmë që mbesa të regjistrohet e më pas të shkollohet e të marrë të gjitha shërbimet për të cilat ajo ka nevojë.
Tiranë- Për situatën politike në vend ipeshkvijtë katolikë i kanë thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që të ulin armët e konfliktit dhe të gjejnë me patjetër rr...
Tiranë- Për shkrimin në murin e ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, i cili nga maxhoranca u quajt si një kërcënim ndaj Bernd Borchardt, ka reaguar edhe Arman...
TIRANË– Aktet e dhunës gjatë protestave dhe kriza politike në vend nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga subjektet fetare.Kisha Katolike e Shqipërisë m...
TROPOJË- Shoqata “TOKA” e cila është aktive në mbrojtjen e parkut Kombëtar të Valbonës, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se denoncimi i t...
Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindave me para të bankave, grabitje të cilat kanë ndodhur ng...
Dekadën e kaluar, radhët e gjata jashtë ambasadave europiane ishin pamje mëngjesi në kryeqytetet anembanë Ballkanit, pasi shtetasit e vendeve që lindën nga shpë...
Tiranë- Një ditë pas protestës së opozitës ambasadori britanik Duncan Norman, i ka shkuar në zyrë kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Mesa duket biseda mes tyre do j...
TIRANË- Opozita zhvilloi pasditën e djeshme një protestë marshim, e cila zgjati rreth 3 orë.Të përkrahur nga mijëra protestues, opozita marshoi në 5 instit...
KAPSHTICË– Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës pasi kishte me vetë para dhe pulla vizash të falsifikuara.Gjatë kontrollev...