Aktualitet

“Ua e ke takuar ti vetë?” Artan Hoxha rrëfen ‘mbledhjet’ me Bardhok Pllanajn, Fevziu ngel gojëhapur: Ç’bëje ti m

5 Prill 2021, 20:54 Nga DOSJA
“Ua e ke takuar ti vetë?” Artan Hoxha rrëfen

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka mbetur krejtësisht i habitur në momentin që Artan Hoxha po tregonte se ishte takuar personalisht me Bardhok Pllanajn, “Kumbarin e Shkodrës”, që u ekzekutua një natë më parë në qytetin e Veriut.

Hoxha, i ftuar në “Opinion”, tha se është takuar shumë herë me Pllanajn dhe se në fakt ai nuk është ‘kumbar’. Sipas Hoxhës, nuk ka ‘Kumbar’ që lëviz pa mjet të blinduar, pasi dihet se si funksionon në qytetin e Shkodrës. Artan Hoxha shtoi se ‘Kumbarët’ e vërtetë të Shkodrës ‘ngrenë në ajër’ Perëndinë.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Kur u takova për herë të fundit me Pllanajn

Blendi Fevziu: E ke takuar ti more?

Artan Hoxha: Jo njëherë po shumë herë, dhe ti se më…

Blendi Fevziu: Po ç’bëje ti me të ore?

Artan Hoxha: Po si ç’bëja , e takoja pra, njeri i lirë ishte ai çfarë kishte. Por, siç po thoja, nuk ka Kumbar që lëviz pa makinë të blinduar. Në Shkodër dihet se se kush janë Kumbarët e vërtetë, ata ngrenë në ajër Perëndinë, jo Bardhoku të ishte aty, po dhjetë Bardhokër të mblidheshin. E dinë të gjithë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha blendi fevziu ekzekutohet bardhok pllanaj artan hoxha blendi fevziu ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll