Aktualitet

Tha se u kërcënua për publikimin e videos, qytetari nga Berati merret në pyetje nga policia

5 Prill 2021, 11:33 Nga DOSJA
Tha se u kërcënua për publikimin e videos, qytetari nga Berati

BERAT– Policia e Beratit ka bërë të ditur se ka marrë në pyetje qytetarin Xhimi Gjishti. Ky i fundit bëri të ditur se pas publikimit të videos që një qytetari i cili sulmonte Blendi Klosin, ka marrë kërcënime.

Policia bën të ditur se Gjishti nuk ka pranuar që të bëjë kallëzim dhe të shpjegohet për rethanat dhe motivin e ngjarjes.

REAGIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, nisur nga një lajm i publikuar në media për një shtetas i cili pretendon se është ofenduar dhe kanosur me numër të fshehtë nëpërmjet telefonit sqarojmë opinionin publik se:Nga shërbimet e DVP Berat menjëherë është organizuar puna dhe është marrë takim me shtetasin E.Gj nga fshati Drenovicë, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të spjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe nuk është gjetur e sekuestruar asnjë provë materiale nga hetimet paraprake.Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarë të kallzojnë çdo rast ku cënohen të drejtat e tyre dhe çdo rast të paligjmërisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet xhimi gjishti xhimi gjishti

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 08:17

Tërmeti 3.4 ballë lëkund Himarën!

HIMARË– Një tërmet 3.4 ballë ka ‘lëkundur’ Himarën mëngjesin e sotëm. Sipas aplikacionit të tërmeteve ‘Earthquake’ tërmet ka ...