Bota

Kurti: Eshtrat që janë zhvarrosur në Kizhevak janë viktima të luftës, të rifillojnë gërmimet

5 Prill 2021, 10:44 Nga DOSJA
Kurti: Eshtrat që janë zhvarrosur në Kizhevak janë viktima

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se institucionet kanë pranuar informata se mostrat e eshtrave që janë zhvarrosur në varrezat masive në Kizhevak i përkasin viktimave të luftës në Kosovë,

Kurti ka thënë se deri më tani ka dy identifikime të reja, për të cilat thotë se janë në komunikim me familjet e personave.

Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se presin që edhe viktima tjera të gjenden në Kizhevak.

“Varreza masive në Kizhevak të Serbisë ndërlidhet me varrezën masive në Rudnicë dhe ne presim që edhe personat e tjerë, viktimat nga masakra e Rrezallës e që janë në listën e personave të pagjetur, të gjenden në Kizhevak. Megjithatë kjo do të dihet pasi të përfundojnë gërmimet dhe zhvarrimet në këtë lokacion, si dhe të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.”– ka thënë ai.

Kurti ka kujtuar sot masakrën e Kralanit dhe të Kizhevakut.

“Në masakrën e Kralanit u vranë 87 shqiptarë që ishin qytetarë të komunës së Klinës, Malishevës, Gjakovës dhe Skënderajt. Nga kjo masakër janë më shumë se 40 të zhdukur, vendndodhja e të cilëve ende nuk dihet. Ndërkaq, nga masakra e Rrezallës kemi 98 viktima, shqiptarë të ekzekutuar, banorë të këtij fshati dhe të fshatrave përreth. Rrezalla nga lufta e fundit kishte 44 të zhdukur, nga të cilët 2 viktima janë gjetur në ditët e para të pasluftës në Rrezallë dhe 29 viktima tjera janë gjetur në varrezën masive Gurorja në Rudnicë të Rashkës. Rrezallës i mungojnë edhe 10 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit.  Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.”– ka thënë ai.

Dy identifikime të reja nga Kizhevaku, në përvjetorët e Kralanit dhe Rezallës

Për çdo ditë përkujtojmë masakrat e para…

Posted by Albin Kurti on Monday, April 5, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lufta kosove serbi albin kurti lufta kosove serbi

Sondazh

Poll