Aktualitet

Arrestohet në Sarandë 42-vjeçari turk, ishte shpallur në kërkim për kalim klandestinësh

5 Prill 2021, 10:19 Nga DOSJA
Arrestohet në Sarandë 42-vjeçari turk, ishte shpallur në

SARANDË– Erkan Akin, 42 vjeç, është prangosur nga Policia e Sarandës pasi ishte shpallur në kërkim. Shtetasi turk, ishte i dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër me 8 muaj burg, pasi u shpall i fajshëm për kalim të paligjshëm të emigrantëve.

PSE U ARRESTUA AKIN?

Në 6 tetor të vitit 2019, në portin e Sarandës u ankorua anija turke “ Rest”, ku ishte fshehur 31-vjeçari Nexhati Itmec. Këtij të fundit iu gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi Bullgare me emrin Miro Plamenov Cristov. Akin, i cili ishte kapiteni i anijes, u akuzua se bashkëpunoi për të nxjerrë jashtë vendit marinarin e tij, dhe të dy në masën e sigurisë u lanë në ndjekje të lirë, me kushtin që nuk do të largoheshin nga Saranda.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk Erkan Akin, 42 vjeç, banor i lagjes nr. 1, në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar atë me 8 muaj burg, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në detaje sqarojmë, se në 6 tetor të 2019, Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë ka ushtruar kontroll në anijen turke “ Rest” të ankoruar në Portin e qytetit dhe për rrjedhojë u arrestuan dy shtetas turq. Sipas uniformave blu në pranga ranë Erkan Akin 40 vjeç, banor i Bodrumit Turqi, njëherësh edhe kapiteni i anijes “ Rest” si dhe 31-vjeçari Nexhati Itmec, po nga Bodrumi Turqi, marinar i anijes.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi nga kontrolli në anijen “Rest” 31 – vjeçari Nexhati Itmec u gjet i fshehur në njerën nga dhomat e anijes dhe gjatë kontrollit iu gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi Bullgare me emrin Miro Plamenov Cristov, për të cilat u dyshua se ishin të falsifikuara dhe për rrjedhojë shtetasi turk Nexhati Itmec u akuzua për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndërsa Erkan Akin për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Të dy në masën e sigurisë u lanë në ndjekje të lirë, ndërsa nuk do të largoheshin nga Saranda.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erkan akin erkan akin arrestohet erkan akin erkan akin

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 08:17

Tërmeti 3.4 ballë lëkund Himarën!

HIMARË– Një tërmet 3.4 ballë ka ‘lëkundur’ Himarën mëngjesin e sotëm. Sipas aplikacionit të tërmeteve ‘Earthquake’ tërmet ka ...