Aktualitet

‘Shpërthimi’ ndaj ministrit, qytetari: Më kërcënojnë pse hodha videon, më kanë marrë në telefon, Blendi Klosi më t

5 Prill 2021, 10:33 Nga DOSJA
‘Shpërthimi’ ndaj ministrit, qytetari: Më

BERAT– Ditën e djeshme u bë publike në rrjet një video ku një qytetar kërkonte nga  Blendi Klosi që të largohej qeveria nga pushteti. Irritimi i tij u kap në kamera nga njerëzit dhe u shpërnda online, mirëpo Xhimi Gjishti, (personi që filmoi videon) bën me dije se i kanë ardhur kërcënime në adresë të tij pas daljes së videos.

Ai u shpreh për ‘Faxweb’ se ka frikë mos i ndodh ndonjë gjë personave të familjes se tij. Ndër të tjera Gjishti shton se nuk ka shkuar që të bëjë denoncim për kërcënimet që i kanë ardhur pasi nuk do të që të ngatërrohet me shtetin.

DEKLARATA:

“ Unë filmova dhe e hodha videon dhe tani më kërcënojnë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë dy herë me numër të fshehtë dhe më kanë sharë dhe ofenduar. Unë kam frikë se kam disa sera dhe mos më bëjnë ndonjë gjë te serat. Unë dua që të mos më ndodhi asgjë në familje dhe në tokat bujqësore. Nuk kam bërë denoncim në polici se nuk dua të ngatërrohem me shtetin. Në momentin që kam filmuar më ka thënë Blendi Klosi pse filmon. Takimi po bën një javë dhe u mbajt te shkolla e fshatit”, tha qytetari.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi xhimi gjishti zgjedhjet 25 prill 2021 blendi klosi xhimi gjishti zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 08:17

Tërmeti 3.4 ballë lëkund Himarën!

HIMARË– Një tërmet 3.4 ballë ka ‘lëkundur’ Himarën mëngjesin e sotëm. Sipas aplikacionit të tërmeteve ‘Earthquake’ tërmet ka ...