Bota

Kosovë/ Zhduken 2 motra të mitura nga fshati Mramor i Prishtinës, nëna e tyre bën denoncimin në polici

5 Prill 2021, 09:56 Nga DOSJA
Kosovë/ Zhduken 2 motra të mitura nga fshati Mramor i Prishtinës,

KOSOVË– Dy vajza të mitura nga fshati Mramor i Prishtinës janë zhdukur pa lënë gjurmë nga shtëpitë e tyre të dielën.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e tyre e cila është shprehur se njëra prej vajzave i ka shkruar në rrjetet sociale duke e njoftuar se po shkonin në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:

“Fsh. Mramor, Prishtinë 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalë nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur. Rasti nën hetime”.

Nuk dihen ende motivet e largimit, ndërkohë që policia po vijon hetimet.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora zhduken dy te mitura ne kosove zhduken dy te mitura ne kosove

Sondazh

Poll