Aktualitet

Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses, policia shkon të arrestojë 44-vjeçarin, policia i gjen në banesë armë dhe municione

5 Prill 2021, 08:03 Nga DOSJA
Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses, policia shkon të

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e në 44-vjeçari i cili u ndalua fillimisht për dhunë ndaj bashkëshortes. Kur policia bëri kontrollin në banesën e tij, u sekuestruan armë zjarri dhe municione luftarake.

44-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Ushtronte dhunë fizike dhe psikoligjike ndaj bashkëjetueses, Policia vë në pranga 44-vjeçarin.Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”.Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 07:03

SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina e tij...