Aktualitet

Protestë për mbrojtjen e kafshëve para Bashkisë së Tiranës! Aktivistët kërkojnë mbylljen e spitalit, i drejtohen Veliaj

5 Prill 2021, 08:08 Nga DOSJA
Protestë për mbrojtjen e kafshëve para Bashkisë së

TIRANË– Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë dalë sërish ditën e sotme në një protestë përballë Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kërkojnë mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët dhe se brenda godinës i vrasin me acid, ndërkohë që nuk kanë munguar përplasjet edhe me punonjësit e Policisë. Teksa qëndronin përballë Bashkisë, disa prej tyre janë shprehur se civilët e Bashkisë i vrasin kafshët dhe nuk japin asnjë informacion se çfarë po bëjnë me to.

Ata akuzojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn se ka vrarë kafshët, kryesisht qentë për të cilët thonë se i gropos në Sharrë. Me thirrjen ‘Vrasës’, ‘Mos i prekni kafshët’ qytetarët priten që protestën e tyre ta zhvendosin te spitali i kafshëve në Kombinat.

Gjithçka nisi pasi një video të publikuar nga “Animal Rescue Albania”, e cila bërë virale ku shihen punonjësit e Bashkisë që marrin një qen dhe e fusin në kafaz për ta larguar nga shtëpia e tij, pavarësisht thirrjeve të qytetarëve për ta lënë të lirë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet proteste per kafshet ne tirane proteste per kafshet ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 07:03

SHKODËR– Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina e tij...