Aktualitet

Borë dhe reshje shiu, ARRSH: Është bërë pastrimi i akseve, qarkullimi vazhdon normalisht

4 Prill 2021, 12:29 Nga DOSJA
Borë dhe reshje shiu, ARRSH: Është bërë pastrimi i

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në rrethin e Tropojës, Dibrës dhe në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme edhe pse ka pasur prezencë të borës, deri tani qarkullimi vijon normalisht.

Në informacionin e bërë publik thuhet se institucionet kanë vijuar me pastrimin e akseve dhe në rajonin qendror dhe atë  jugor nuk ka pasur bllokim të rrugëve.

NJOFTIMI:

Reshje bore në Rajonin VeriorNë rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar. Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2021, 08:14

SHKODË– Hydajet Mehmedaj, është 34-vjeçari i arrestuar ditën e sotme, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia e shtetit. Mehmedaj është një ng...