Bota

‘Zbërthehet’ Mark Zuckerberg! Hakerat sigurojnë të dhënat e CEO-s së ‘Facebook’

4 Prill 2021, 06:30 Nga DOSJA
‘Zbërthehet’ Mark Zuckerberg! Hakerat sigurojnë të

SHBA– Hakerat kanë bërë të tyre numrin e telefonit dhe të dhënat personale të CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg. ‘Nypost‘ shkruan se numri i telefonit të Zuckerberg është midis të dhënave personale të rrjedhura nga 553 milion përdorues të Facebook, të cilat janë postuar në internet nga hakerat.

Emri i Zuckerberg, informacioni mbi vendndodhjen, martesën, data e lindjes dhe ID-ja e përdoruesit në Facebook ishin gjithashtu ndër të dhënat personale të botuara në një forum hakerash ditën e djeshme.

Facebook hodhi poshtë të dhënat si “shumë të vjetra”. Ende nuk dihet sesi sulmi kibernetik ka ndodhur me detaje, por irona e fatit është se dhe pse Zuckenberg është një nga njerëzit me të pasur në botë, hakerat kanë mundur që të thyejnë sistemin e tij të mbrojtjes.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mark zuckenberg mark zuckenberg

Sondazh

Poll