Bota

Shkatërrohet banda në Spanjë! Arrestohen 100 persona, trafikonin drogën në Mesdhe, fshihej në kamionët me fruta

4 Prill 2021, 06:09 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda në Spanjë! Arrestohen 100 persona, trafikonin

SPANJË– Policia spanjolle ka arrestuar 100 anëtarë të një bande që merrej me trafikim e marijuanës dhe hashashit nga Maroku në Spanjë.

Banda kishte mbushur anijet me drogë dhe kishte kaluar Mesdheun deri në afërsi të Seviljes. Gjatë operacionit, efektivët kapën mbi 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë.

Disa nga anëtarët e rrjetit kriminal punonin për të siguruar skafet, me të cilët transportohej lënda narkotike, ndërsa të tjerë fshihnin drogë në kamionët e ngarkuar me fruta.

Ndërkohë operacioni policor vijon për të bërë të mundur arrestimin e të gjithë personave të pëfshirë në organizatë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestime ne spanje arrestime ne spanje

Sondazh

Poll