Aktualitet

4 Prill 2021, 08:14 Nga DOSJA

SHKODË– Hydajet Mehmedaj, është 34-vjeçari i arrestuar ditën e sotme, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia e shtetit. Mehmedaj është një nga autorët e vrasjes së Ridvan Ramazanit (Hysenaj) në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 28 nëntor të vitit që shkoi.

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për 34-vjeçarin, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Si ndodhi vrasja?

Mehmedajt konsiderohen si fis “i fortë” në zonën Shkodrës dhe janë nipat e Gëzim Mehmedajt, i cili në vitin 1992 vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka. Ridvan Ramazani u qëllua për vdekje nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, pasi ishin konfliktuar me djalin e tij. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat por përfundoi pa jetë.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mushan”. Vihet në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. H. Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hydajet mehmedaj ridvan hysenaj ridvan ramazani hydajet mehmedaj ridvan hysenaj ridvan ramazani

Sondazh

Poll