Aktualitet

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Pashkët! Urimet nga politikanët (MESAZHET)

4 Prill 2021, 07:11 Nga DOSJA
Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Pashkët! Urimet nga

TIRANË– Ditën e sotme besimtarët e krishterë, kremtojnë Pashkët. Momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Edhe këtë vit të gjithë besimtarët do të duhen që ta festojnë festën e tyre në kushte pandemie.

Kanë qënë politikanët shqiptarë ata që kanë nisur ditën duke uruar të gjithë besimtarët. Rama postoi një foto të vezëve të ngjyrosura duke uruar për ditën e sotme. Më pas kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi në ‘facebook’, uroi besimtarët.

Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Në një mesazh në bërë në “Facebook”, ajo shkroi se këto janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja.

Ambasada amerikane vuri theksin në urimin e tyre, te doktorët dhe infermierët që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid. Urim për besimtarët katolikë në Ditën e Pashkëve ka bërë edhe delegacioni i BE-së Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pashket 4 prill 2021 pashket 4 prill 2021

Sondazh

Poll