Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri dhe municione luftarake me vete, arrestohet 29-vjeçari palestinez në Tiranë

4 Prill 2021, 06:54 Nga DOSJA

TIRANË– Një 29-vjeçar nga Palestina është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Ndalimi i tij u bë në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI:

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç. Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet palestinezi ne tirane arrestohet palestinezi ne tirane

Sondazh

Poll