Festa e Pashkëve, urimi i Bashës: Kremtimi shënon triumf mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe das
4 Prill 2021, 06:36Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët festën e Pashkëve. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shkruan se kremtimi i Pashkëve shënon një triumf mbi të keqen dhe është një forcë për ringjalljen dhe dashurinë. Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan se ditë më të mira do të vijnë.
Urimi i kryetarit Basha për Pashkë
Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.Zoti e bekoftë Shqipërinë.Për shumë vjet gëzuar!
TIRANË– Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë të ditur se për shkak të veprimeve të marra pa përgjegjshmëri, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguaj...
TIRANË– Dita e sotme do të dominohet nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë r...
Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e kanë kaluar tashmë virusin...
TIRANË- Përdorimi i vaksinës AstraZeneca po pezullohet sërish nga disa vende në botë, për shkak të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut. Por Shqipëria n...
KAMZË- Një 16-vjeçar është shoqëruar nga policia në komisariatin e Kamzës, ku është mbajtur për rreth 6 orë, pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në ...
GREQI– Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë në Athinë. Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë por “...
Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit dhe kur fushata elektorale ka ndezur motorët, eksponentët e lartë të “Rilindjes” kanë n...