Bota

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Kosova po përdoret si kartë për të fituar vota në Serbi

3 Prill 2021, 10:11 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Kosova po përdoret si kartë për

SERBI– Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se politikanët serbë po e përdorin Kosovën si kartë për të fituar vota.

Pasi zgjedhjet parlamentare e presidenciale në këtë shtet janë afër, Kamberi ka theksuar se gjuha e e krerëve serbë do të ashpërsohet edhe më tej. Zëri i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se pret që Bashkimi Evropian dhe misionet e tjera ndërkombëtare të ashpërsojnë kritikën ndaj këtij shteti.

Sipas Insajder, siç ka thënë ai, ndryshe gjithçka do të shkojë drejt një kaosi të tërësishëm. Shaip Kamberi për KP ka deklaruar se kjo mund të ndikojë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po mundohen që me kartën e Kosovës, e cila për 30 vjet e më tepër i shërben partive politike në Serbi për të fituar kredibilitet dhe për të fituar vota. Sidomos të asaj pjese të asaj Serbie nacionaliste dhe multi-nacionaliste, e cila temën e Kosovës e sheh si të pa zëvendësuar. Prandaj edhe ashpërsimi i gjuhës nga krerët shtetërorë mund të jetë çdo herë në rritje”. – ka thënë ai.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora deputeti shqiptar shaip kamberi parlamenti serb deputeti shqiptar shaip kamberi parlamenti serb

Sondazh

Poll