Bota

“Çohen nga varri” faraonët, pritet të parakalojnë në rrugët e Kajros

3 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA
“Çohen nga varri” faraonët, pritet të

EGJIPT– Faraonët do të “çohen nga varri” dhe do të parakalojnë në rrugët e Kajros  në kërkim të një shtëpie të re. Festa luksoze duket si skenari i një filmi, por në fakt kjo festë është bërë pjesë e një projekti për të zhvendosur disa prej thesareve më të mëdha të Egjiptit. Të shtunën, mumjet e Ramsesit të Madh dhe 21 faraonë të tjerë do të marrin pjesë në atë që është quajtur “Parada e Artë e Faraonëve”, organizuar nga Ministria egjiptian e Turizmit dhe Antikiteteve.

CNN raporton se në paradë do të përdoren karroca me kuaj, do të këndohet në gjuhë të lashta dhe do të marrin pjesë yje të kinematografisë. Por mesa duket  ministria është përpjekur të mbajë të pazbuluara detaje.

“Është surprizë”, thotë për CNN Ahmed Ghoneim, drejtori ekzekutiv i Muzeut Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian, i cili  do të presë në ambientet e tij mumiet.

Megjithëse, një spektakël kaq i madh vështirë se mund të mbahet i fshehtë, sidomos kur provat për të bëhen në rrugët e Kajros.

Sipas historisë të 22 mumiet mbretërore janë nga epoka e Mbretërisë së Re, ku varret ndërtoheshin nën tokë me hyrje të fshehta, për të shmangur grabitjet. 600 vite më vonë, pasardhësit e tyre, ndryshuan totalisht stilin, duke ndërtuar varre luksoze të stërmëdha, piramidat.Në përfundim duhet që 18 mbretër dhe 4 mbretëresha të Egjiptit, bashkë me arkivolet e tyre, të dërgohen në shtëpinë e tyre të re, duke udhëtuar për 5 kilometra.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota monumentet e egjiptit monumentet e egjiptit

Sondazh

Poll