Bota

Nuk miratohet ndryshimi i Ligjit të Përgjithshëm për Zgjedhjet në Kosovë, LDK, PDK dhe AAK kundër

2 Prill 2021, 14:40 Nga DOSJA
Nuk miratohet ndryshimi i Ligjit të Përgjithshëm për

KOSOVË– Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës.

Në këtë mbledhje rend dite ishte nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Sipas ligjeve aktuale, pjesëtarët e diasporës së Kosovës, mund të votojnë përmes postës, proces të cilit i paraprin faza e aplikimit dhe të verifikimit të të drejtës së votimit.

Pasi u votua në  Qeveri, ligji për Zgjedhjet në Kosovë nuk ka kaluar në Kuvend. Ligji nuk mori votat e nevojshme nga deputetet e Kuvendit. Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 105 deputetë dhe për të kaluar ligjin duhet që të merrte 2/3-at e votave. Ligi mori vetëm 65 vota pro dhe 39 kundër, ndërkohë që për të kaluar duhet që të merrte 69 vota.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza tha se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të diskutuar për ligjin për zgjedhjet. Sipas Telegrafit, ai u shpreh se nuk e kanë parë të nevojshme që të vazhdojnë të jenë pjesë e mbledhjes së kryesisë, pasi konsiderojnë që kjo nuk është gjë që duhet të trajtohet me urgjencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka konsideruar të ngutshëm vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.  Nga LDK-ja konsiderojnë se ky ligj nuk duhet të shndërrohet në mjet shantazhi politik.

 

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti qeveria kosovare albin kurti qeveria kosovare

Sondazh

Poll