Bota

Konfliktet me Rusinë, Biden bisedon me homologun ukrainas: Qëndrojmë krah për krah kur bëhet fjalë për ruajtjen e demokra

2 Prill 2021, 19:03 Nga DOSJA
Konfliktet me Rusinë, Biden bisedon me homologun ukrainas:

SHBA- Presdenti amerikan, Joe Biden ka biseduar ditën e sotme me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy. Reuters shkruan se Biden i ka ofruar Zelenskiy ndihmë të pakushtëzuar në mënyrë që të përballet me provokimet nga Rusia. Lajmin për bisedën mes Biden dhe Zelenskiy e ka bërë të ditur në një njoftim Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Donbass dhe Crimea. Udhëheqësit ranë dakord se këto reforma janë thelbësore në aspiratat Euro-Atlantike të Ukrainës,” tha deklarata.

Ndërkohë që Zelenskiy në Tëitter tha se ishte i lumtur të fliste me Biden dhe vlerëson mbështetjen e SHBA në nivele të ndryshme.

“Ne qëndrojmë krah për krah kur bëhet fjalë për ruajtjen e demokracive tona. Angazhimi im për të transformuar Flamurin e Ukrainës, për të përmirësuar transparencën dhe për të arritur paqen është i fortë. Partneriteti amerikan është thelbësor për ukrainasit, ”tha Zelenskiy.

Rusia dhe Ukraina janë në një konflikt, për shkak se 4 ushtarë ukrainas humbën jetën në 26 mars pas bombardimeve nga separatistët rus. Që nga 26 marsi mes dy vendeve ka pasur incidente të vogla gjatë gjithë kohës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden rusi-ukraine volodymyr zelenskiy joe biden rusi-ukraine volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll