Bota

Vazhdon bilanci negativ në Kosovë, 793 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe 10 viktima nga Covid-19

2 Prill 2021, 13:12 Nga DOSJA
Vazhdon bilanci negativ në Kosovë, 793 raste të reja janë

KOSOVË-10 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 793 raste të reja në njëzetekatër orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar edhe për 755 të shëruar tjerë.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 92.198, ndërsa i të shëruarve 76.402. Fatkeqësisht, që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 1.894 qytetarë

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll