Bota

Procedurat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rreziku për zgjedhje të reja

2 Prill 2021, 13:37 Nga DOSJA
Procedurat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rreziku

KOSOVË– Me një vendim të Kreysisë së LDK-së që nuk ia garanton votat e gjithë deputetëve dhe pa kurrfarë marrëveshje me PDK-në e AAK-në e pa votat e Listës Serbe, Lëvizja Vetëvendosja pritet që sot ta thërrasë seancën për presidentin.

Një zhvillimi i tillë vjen pas seancës së Kuvendit ku kryeministri Kurti ‘kërcënoi’ me zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse nuk votohet Vjosa Osmani. Por gjithçka është ende e pa qartë dhe nuk dihet nëse Vetëvendosja i ka votat e mjaftueshme për presidentin, e nëse jo, duket se zgjedhjet e reja janë të pa evitueshme.

Sipas Express, tre ditë para se të përfundojë afati për të zgjedhur një president të ri që do ta pasojë Hashim Thaçin, LVV-ja e Lista “GUXO” si parti e parë e dalë nga zgjedhjet do të thërrasë sot seancën për presidentin.

LVV-ja që ka 58 deputetë, nuk do t’i ketë sot votat e PDK-së, AAK-së e Listës Serbe. Të sigurta nuk i ka as të gjitha votat e Lidhjes Demokratike. Vjosa Osmani tashmë ka marrë premtimin  nga kryesia e LDK-së se deputetët e këtij subjekti nuk do t’i bëjnë telashe për numra.

Megjithatë, në opinion po qarkullojnë disa emra si deputetë potencial që mund të veprojnë ndryshe nga vendimi i Kryesisë së LDK-së në ditën kur do të thërritet seanca për presidenten, edhe pse Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje të gjithë deputetët ta respektojnë një qëndrim të tillë të partisë.

Pa pjesëmarrjen e këtyre deputetëve në votim, Vetëvendosja do ta ketë të pamundur të kalojë në raundin e dytë, meqë me 58 votat e veta, 10 të minoriteteve joserbe dhe me vetëm me votat e mbetura të LDK-së, do t’i kenë në total 79 vota, të pamjaftueshme për ta zgjedhur presidentin, meqë brenda kutisë së votimit duhet të jenë plotë 80 vota.

Vjosa Osmani e ka ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës për disa muaj pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në marrëveshjen LVV-Lista “GUXO”, Osmani ishte bërë e ditur se do të marrë pozitën e presidentit të Kosovës. Osmani, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e presidentit kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë.

Ajo mund të emërohet presidente vetëm nëse i siguron 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.

“Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”,,- saktëson Kushtetuta e Kosovës.

Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast se asnjëri kandidat nuk i arrin votat e nevojshme, derisa zgjedhjet, sipas Kushtetutës, në raste të tilla duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhja presidentit ne kosove albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhja presidentit ne kosove

Sondazh

Poll