Bota

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Nuk kemi pranuar vaksina nga Serbia e Kina

2 Prill 2021, 11:16 Nga DOSJA
Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Nuk kemi pranuar

KOSOVË–  Ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk kanë pranuar vaksina nga Serbia dhe Kina.

E di që ka pasur një përkushtim të disave në prapavijë që të merren vaksina ashtu siç kanë marrë disa vende të tjera nga Vuçiçi apo edhe nga Kina, por ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë”, tha Zemaj.

Kuvendi i Kosovës të premten ka mbajtur seancën plenare, ku u diskutua edhe menaxhimi i pandemisë.

Deri më tani autoritetet kanë miratuar një Plan të vaksinimit i cili është i ndarë në tri faza. Në fazën e dytë përfshihen grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anti-COVID, pasi dje morën kontigjentin e parë me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora armend zemaj vaksinimi ne kosove armend zemaj vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll