Bota

Anullohet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Presidentit në Kosovë, Kurti thirrje deputetëve: Duhet ta zgjedhim, përnd

2 Prill 2021, 10:22 Nga DOSJA
Anullohet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Presidentit në

KOSOVË– Edhe pse Partia Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit Albin Kurti ka mbledhur firmat e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, ajo është anulluar.

Mbrëmjen e sotme u mbajt seanca e jashtzakonshme për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, dhe ishte parashikuar që pas saj të procedohej dhe me seancën për zgjedhjen e presidentit nëse deputetët do të ishin dakord.

Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen firmat e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance. Lëvizja VV e Kurtit për postin e presidentit ka propozuar Vjosa Osmanin.

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës të zgjedhin presidentit.

Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshë shkojmë në zgjedhje”,- tha Kurti.

Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidoj edhe Nasuf Bejta. Konfirmimin për kandidimin e tij e ka dhënë vetë Bejtja ku është shprehur se është një kandidat serioz për këtë pozitë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti bedri hamza vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti bedri hamza vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll