Aktualitet

U dhunua barbarisht nga policia, lihet i lirë pas arrestimit Sahit Dollapi

  • Dhunë, zjarr, tensione e molotov, mbyllet pas 6 orësh protesta e opozitës. Basha: Tubim sërish nesër në 11:00 (FOTO+VD)
  • Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi është lënë i lirë pas arrestimit dje gjatë protestës së opozitës. Dollapi u dhunua barbarisht dje nga forcat e policisë dhe më pas u arrestua.
    Featured image of article: U dhunua barbarisht nga policia, lihet i lirë pas arrestimit Sahit Dollapi Foto nga momenti i arrestimit të Sahit Dollapit
    Përditësuar:

    Tiranë-Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi është lënë i lirë pas arrestimit në protestën e djeshme të opozitës.  Mësohet se forcat e policisë janë larguar nga spitali i Traumës,  rreth orës 02:00 të ditës së sotme, aty ku Dollapi po merr mjekim pas dhunimit nga policia.

    Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Said Dollapi u dhunua mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet teksa policët me shkop gome dhunuan Dollapin. Zyrtari i PD-së, Dollapi ishte i maskuar me kundra-gaz në protestë dhe njëri nga efektivët i kërkoi ta hiqte.

    Pasi sekretari i PD-së hoqi maskën, vrapoi për t’u larguar por efektivët u sulëm me vrap  në drejtim të tij dhe më pas, më shumë se 9 policë e rrahën barbarisht me shkop gome.

    Nga ana tjetër, në spitalin e Traumës për kurim, Policia e Shtetit refuzoi  hyrjen e Avokatit të Popullit në ambientet, ku edhe ndodhej i dhunuari Said Dollapi. Pas disa tentativash, Ballanca arriti  të futet në spital por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me ish-deputetët e PD-së. (lexo këtu)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për të arrestuarit e protestës së djeshme opozita sot do të zhvillojë një protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës në orën 11:00, ku do të kërkohet lirimi i tyre.

    J.V/Dosja.al

     

    • 13:24

      Prokuroria nuk e arreston Sahit Dollapin, mund të shkojë në shtëpi

       

      Sahit Dollapi në protestën e opozitës

      TIRANË- Pas shoqërimit Sahit Dollapi është çuar në spital nën masa të rrepta sigurie. Nga masat e sigurisë u duk sikur ai ishte në arrest, por sot prokuroria ka konfirmuar se nuk ka asnjë fletë-arresti për sekretarin organizativ të Partisë Demokratike.

      Sipas burimeve të Dosja.al, megjithëse policia ka kërkuar arrestimin e Dollapit, me pretendimin se ka goditur mbi forcat e rendit, prokurori i gatshëm nuk ka pranuar ta presë fletë-asrrestin.

      Pas kurimit, Dollapi mund të shkojë në shtëpi, gjithmonë nëse forcat e shumta të policisë që ndodhen në spital, do ta lejojnë.

       

    Shto Koment