Politike

Çështja e detit, Meta: Është delikate, nuk dua të hap një sherr tjetër

1 Prill 2021, 21:12 Nga DOSJA
Çështja e detit, Meta: Është delikate, nuk dua të hap

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se çështja e detit me Greqië është delikate dhe se Rama nuk duhej që ti bëntë presion ekspertëve. I ftuar në “Log” në Abc News, Meta tha se nuk do të flas për këtë gjë pasi nuk do që të hapë një tjetër sherr. Meta u shpreh se është për një zgjidhje të përhershme dhe që zgjidhja të bazohet në Kushtetutë. Ai tha se për këtë çështje do të mbajë në Parlament seancë të hapur, që kjo të diskutohet me transparencë dhe përgjegjësi.   

“Mos hyjmë tek kjo çështje, do të…dëgjo. Kjo cështje u provokua nga Edi Rama në mënyra dhe forma të ndryshme, presidenti ka qenë shumë korrekt në raport me vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila sqaroi kompetencat për marrëveshjet ndërkombëtare dhe presidenti ka bërë gjithçka korrekte. Nuk dua të hyj se është cështje delikate.  Nuk dua të hap një sherr tjetër, pasi kjo cështje mund të shkojë prapë në Kushtetuese. Do i marrësh ti këto përgjegjësi. I kam thënë mos u bëj presion ekspertëve të grupit negociator. Pa pritur në verë u rihap kjo temë duke provokuar presidentin. Unë jam për një zgjidhje të përhershme bazuar në kushtetutën tonë dhe ligjet ndërkombëtare, pasi nuk ka rrugë tjetër.

Nëse për reformën në drejtësi do të shkoj në parlamentin e ri dhe do të kërkoj seancë të mbyllur, për këtë cështje do të shkojë në parlament, por do ta bëjmë seancën e hapur. Sepse është një cështje që duhet diskutuar me përgjegjësi dhe transparencë por nuk është se duhet ta dijë cdo qytetar. Presidenti ka qenë 100% korrekt. Presidenti nga Kushtetuta nuk lëviz asnjë milimetër,” tha Meta.

I pyetur se për e bllokoi marrëveshjen e dytë me Greqinë, Presidenti iu shmang pyetjes.

“Kjo është një cështje që nuk dua të harxhoj asnjë sekondë sepse duhet të jem i rezervuar, por duhet të jetë cdo njeri i qartë se presidenti ka respektuar vetëm kushtetutën” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deti me greqine ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 deti me greqine ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 21:07

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ka rënë gjoksit duke u shprehur se ishte ai që siguroi vaksinat anti-COVID. Gjatë fjalës së tij, në emisionin “...