Basha flet për raportin e KLSH, replika me gazetarin për Durrës-Kukës
Kreu i Partisë Demokratike tha në emisionin “Opinion” se financat publike janë keqmenaxhuar nga qeveria shqiptare. Duke ju referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, Basha tha se vlera e këtij keqmenaxhimi shkon në 7.2 miliardë euro.
Por ndërsa gazetari Fevziu i kujtoi kryedemokratit raportin e KLSH dhe akuzat e ngritura ndaj lidhur me rrugën Durrës-Kukës në kohën që ishte ministër, Basha tha se në rastin e tij akuzat rezultuan të gënjeshtërta.
Pjese nga diskutimi në studio
Fevziu: Meqë ju referuat KLSH-së, është po kjo KLSH që në rrugën Durrës- Kukës ju nxirrte në një humbje prej 260 milionësh. Nuk mund t’i referohemi institucioneve kur ju leverdisin dhe t’ju shmangeni kur nuk ju leverdisin.
Basha: Kush po i shmanget?
Fevziu: Ishte i vërtetë ai konstatim?
Basha: U provua ligjërisht që ishte i gënjeshtërt. Siç e dini fare mirë ju, ai raport doli para se të niste ndërtimi i rrugës.
Fevziu: Raportin e di shumë mirë, a e nxori KLSH? A po i referoheni atij për abuzimet e qeverisë? Ku është besueshmëria e institucionit?
Basha: Kjo e dyta u faktua e vërtetë, ndërsa e para u provua e gënjeshtërt, për faktin e thjeshtë sepse ishte një raport që u hartua para ndërtimit të rrugës. Ne mund ta devijojmë debatin.
Fevziu: Jo, nuk po devijojmë debatin. Po referojmë një institucion që në një rast tjetër të ka nxjerr ty dhe qeverinë tuaj zbuluar se s’ka qenë real. Unë e besoj që s’ka qenë real dhe ti po më referon një institucion që dhe në këtë rast mund të mos jetë real.
Basha: Në këtë rast është provuar shkencërisht. Nuk është kundërshtuar as nga parlamenti as nga qeveria, është një shifër në raportet zyrtare të KLSH. Ndërsa ajo që referoni ju, që hyni në këtë detaj që është kaq i çmuar në këtë kohë ishte një auditim fals, që u hodh poshtë nga gjykata.
Fevziu: Këtë po them, ishte i njëjti institucion.
Basha: Po krahason dy gjëra që nuk krahasohen, një auditim fals dhe raportet e KLSH, që miratohen në parlamentin e Shqipërisë.
Marre nga Opinion.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Ç’farë ndodhi pas kuintave? Basha merr me vete në emision librin e tij dhe ua shpërndan gazetarëve
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.Ai është pritur në hyrje nga Drejtori i Pë...
Rama e vuri të 19-tin, Meta mbron Majkon: I është gjendur PS-së në ditë të vështira
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ju është përgjigjur në “Log” me Endri Xhafon deklaratave të bërë nga kryeministri Edi Rama në një studio televizive rreth tij....
Debati/ Artur Zheji – Jozefina Topallit: Lëvizja juaj çon ujin në mullirin e mullixhiut të gjatë
TIRANË– Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakip në MCN TV, ku foli për projektin e saj të ri politik “Lëvizja për ...
‘Ka marrë fund kjo histori!’/ Rama thotë fjalën e FUNDIT: Nuk ka hidrocentrale në Vjosë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se nuk do të ndërtohen hidrocentale në lumin e Vjosës. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”,...
“Kam frikë të dal në rrugë”/ Meta: Nuk po gjej qetësi, dëgjoj vetëm ‘Rama ik’
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se Lulzim Basha për vëtë ka qënë korretk për pandeminë pasi njerëzit i kanë dalë para. I ftuar në e...
Fevziu: Vetëm Fatos Nano i ka dhënë përgjigje pyetjes. Do jepni dorëheqjen nëse humbisni? Basha: Nuk ka shanse të ndodhë
TIRANË– I ftuar në emisionin ‘Opinion’, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet për zgjedhjet e 25 prillit. Blendi Fevziu tha se pyetja ‘nëse humbisni do j...
“Nëse nuk votoni PS s’ka vaksina”/ Meta: E kalova COVID-in kur u vra Klodian Rasha. S’më ka ardhur ofertë pë
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se ka bërë dhe do të bëjë çdo gjë për të bashkuar përpjekjet për të parandaluar virusin dhe ...
PLAS KEQ në studio/ ‘Kam paguar ryshfet në spitale’, Rama përplaset me analistin: Turp të kesh! Ti duhesh arrestuar, mos
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të ashpër me analistin Arjon Sulo, i cili i ka pohuar se kishtë dhënë ryshfet në spitale për shk...
‘Jam gomari tjetër që nuk duhet parë nga veshët’, Ahmetaj: Lista e PS në Tiranë është dinjitoze
TIRANË– Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për listën e PS-së në Tiranë, deklaroi se Pa...