Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 20 mijë vaksina ruse, Ministri i Shëndetësisë: Sputnik është më specifike
1 Prill 2021, 17:44Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT-Serbia i ka dhuruar ditën e sotme Maqedonisë së Veriut 20 mijë vaksina ruse, Sputnik V. Alsat shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ku dhe i priti dozat e vaksinave. Ai tha se nga 1 ampulë vaksina mund të nxirren 10 doza dhe se duhet që të aplikohen brenda 2 orëve.
Këto vaksina do të injektohen në punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ushtri, prokurori, gjykata, gazetarë, shoferë, edukatorë dhe të gjithë personat që janë në një moshë të madhe.
“Vaksina Sputnik është më specifike. Pas hapjes, brenda dy orëve duhet të aplikohet nga një ampulë mund të nxirren 10 doza. Bazuar në këtë, mendojmë se është ideale të jepet në një vend, dhe me këtë do të fillojë vaksinimi në Boris Trajkovski. Do të organizohet me caktim të terminëve dhe do të përfshijnë të punësuarit në MPB, ushtri, Prokurori, gjykata, gazetarët, edukatoret e çerdheve, shoferët e autobusëve publik. Të gjithë ato që janë të rrezikuar dhe në moshë më të madhe,” deklaroi Filipçe.
Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ka filluar vaksinimi masiv në vend, ku janë hapur 30 pika në të gjithë vendin.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, konfirmojnë zyrtar...
ITALI– Ditën e djeshme bëri bujë arrestimi i dy personave në Itali nën akuzën e spiunazhit, pasi i kalon informacione të fshehta disa zyrtarëve rusë.Rast...
SHBA- Administrata e Presidentit Biden po planifikon të financojë pjesën më të madhe të investimeve në infrastrukturën amerikane dhe vendet e punës, duke rritur...
GREQI– Një ditë pasi një 64-vjeçare humbi jetën 30 minuta pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në Ilion të Greqisë, ka folur djali i saj Akis Ventouris.“V...
MAQEDONI E VERIUT- Tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter ka rënë ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.Tërmeti është regjistruar në afërsi të qytetit të Gos...
Bota 1 Prill 2021, 16:20
MOSKË– Kremlin-i zyrtar tha sot se lëvizjet fundit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën nuk janë të rrezikshme. Në një reagim zyrtar për lëv...
HAGË– Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka aprovuar ankesën e avokatit të kryetarit të Organizatës së Veteranëv...
KOSOVË– Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për M.A. të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte kundër popul...
KOSOVË– ShBA-ja është munduar edhe një herë tjetër te sjellë “paqe” midis Kosovës dhe Serbisë përmes një letre të dërguar nga Sekretari amerikan i Shtetit,...