Bota

Merret vendimi për shqiptarin e dyshuar për Masakrën e Izbicës, u vranë 140 burra dhe u shkatërruan banesat

1 Prill 2021, 14:49 Nga DOSJA
Merret vendimi për shqiptarin e dyshuar për Masakrën e

KOSOVË– Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për M.A. të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Izbicë, në vitet 1998-1999.

Sipas Gjykatës, i pandehuri M.A., më 28 mars të vitit 1999, së bashku me një grup me mbi 50 veta të forcave ushtarake policore serbe, kishin hyrë në fshatin Izbicë ku kishin bombarduar fshatin dhe kishin shkatërruar shtëpitë e civilëve.

Sipas Express, civilët i kishin detyruar të dilnin nga shtëpitë dhe i kishin grumbulluar në një vend, duke i kërcënuar i kishin detyruar gratë dhe fëmijët të largohen duke i dërguar në drejtim të Klinës. Mbi 140 burra i kishin grumbulluar në vendin e quajtur “Kodra e Zllit” dhe i kishin vrarë të gjithë.

“I pandehuri M.A. dyshohet se me datë 28.03.1999 rreth orës 07:00 së bashku me një grup i përbërë mbi 50 veta të forcave ushtarake dhe policore serbe, kishin hyrë në fashtin Izbicë, fillimisht e kishin bombarduar fshatin duke shkatërruar shtëpitë dhe pasurinë e civilëve dhe në këtë mënyrë i kishin detyruar civilët që të dalin nga shtëpitë dhe i kishin grumbulluar në një vend dhe me forcë dhe kërcënim i kishin detyruar gratë dhe fëmijët që të largohen duke i dërguar në drejtim të Klinës, ndërsa mbi 140 burra i kishin grumbulluar në një vend të quajtur ‘’Kodra e Zallit’’ dhe të njëjtit i kishin vrarë”,– bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës.

Bazuar në këto të dhëna, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër M.A.

“Të pandehurit M.A. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, përkatësisht deri më datën 29.05.2021. Masa e paraburgimit të pandehurit M.A. i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1 dhe 2 pika 1.2.1 të KPPRK-së”, – bën të ditur Gjykata.

 

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora masakra izbices masakra izbices

Sondazh

Poll