Bota

‘Ai ishte i dëshpëruar për të ardhmen e fëmijëve’, flet bashkëshortja e oficerit Walter Biot i arrestuar për

1 Prill 2021, 17:35 Nga DOSJA
‘Ai ishte i dëshpëruar për të ardhmen e

ITALI–  Ditën e djeshme bëri bujë arrestimi i dy personave në Itali nën akuzën e spiunazhit, pasi i kalon informacione të fshehta disa zyrtarëve rusë.

Rasti rrezikon përkeqësimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Rusisë, kur Roma deri më tani ka mbështetur gjithmonë vijën e dialogut me Moskën.

Në një intervistë telefonike për Il Corriere, gruaja e oficerit Walter Biot, Claudia Carbonara, 54 vjeç, një psikoterapiste e specializuar në seksologji klinike, eksperte në terapitë individuale dhe çiftet, tha se ai e bri këtë veprim nga dëshpërimi.

‘Ai u dha rusëve më së paku që mund të jepte. Asgjë kaq kompromentuese. Sepse ai nuk është budalla, i papërgjegjshëm. Ai ishte i dëshpëruar për të ardhmen tone dhe të fëmijëve. Dhe kështu ai e bëri këtë gjë.’– tha ajo.

Walter Biot, ishte kapitenit i fregatës i kapur nga Ros duke u shitur sekrete ushtarake Rusëve në një parking në Romë. Oficeri mund të ketë dorëzuar sekrete të NATO-s, bazuar në dokumentet e konfiskuara në banesën e tij nga ana e policisë.

”Policia ushtarake zhvilloi aksionin gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash”,– thuhet në deklaratën e policisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2021, 16:20

MOSKË– Kremlin-i zyrtar tha sot se lëvizjet fundit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën nuk janë të rrezikshme. Në një reagim zyrtar për lëv...