Bota

1 Prill 2021, 16:20 Nga DOSJA

MOSKË– Kremlin-i zyrtar tha sot se lëvizjet fundit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën nuk janë të rrezikshme. Në një reagim zyrtar për lëvizjet e fundit, sipas Rusisë kanë për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë së Moskës dhe nuk përbëjnë kërcënim për askënd.

Sipas Protothema, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot në një telefonatë konferencë se Moska lëvizi trupat e saj rreth Rusisë siç e mendonte të arsyeshme.

Peshkov gjithashtu tha se: Në perimetrin e territorit rus është rritur aktiviteti i forcave të armatosura të vendeve të NATO-s, aleancave të tjera dhe vendeve individuale”. “E gjithë kjo na detyron të jemi vigjilentë.

Kjo deklaratë vjen pas akuzës që komandanti i përgjithshëm i Ukrainës i ka bërë Moskës, duke i akuzuar se po shkelin stabilitetin dhe po rrisnin tensionet midis dy vendeve.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dmitry peskov kremlin rusi ukraine dmitry peskov kremlin rusi ukraine

Sondazh

Poll