Politike

“Ata nuk shkojnë as për mullaqet, as për mustaqet”, Bushati sulmon Ramën: Njerëzit janë të gatshëm të rrezikojnë j

31 Mars 2021, 20:47 Nga DOSJA
“Ata nuk shkojnë as për mullaqet, as për mustaqet”,

Analisti Andi Bushati ka komentuar  grumbullimet e qytetarëve në takimet me Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin ‘Open’ analisti tha se njerëzit dalin se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus.

“Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare ai jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk i vuri njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Aq i intereson grumbullimi i atyre. Pavarësisht hipokrizisë, ka  një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut. Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dali në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon. Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës. Ata nuk shkojnë për mustaqet e as mullaqet, por e shikojnë si një pikë për të mos pasur një agoni të gjatë. Ka shqiptar që lë jetën për Bashën? Jo, e kanë me Ramën”, tha Bushati.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bushati andi bushati

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2021, 19:56

TIRANË– Koordinatori kombëtar për komunikimin social dhe politik, Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndodhinë e 14 marsit në Elbas...