Aktualitet

Gjyqtarët e Elbasanit nesër rrugë drejt Tiranës/ Ardian Çapja sëmurë nga zemra tek QSUT, do i caktohet masa e sigurisë

31 Mars 2021, 19:24 Nga DOSJA
Gjyqtarët e Elbasanit nesër rrugë drejt Tiranës/ Ardian

TIRANË– Nesër caktohet masa e sigurisë për Ardian Çapjan. Në orën 11:00, gjyqtarët e Elbasanit do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’i komunikuar masën e sigurisë 53-vjeçarit, i cili aktualisht ndodhet në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.

Dje u raportua se Çapja pritet që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, ndaj nuk dihet se cila do të jetë vendimi i togave të zeza ndaj tij. (Shiko këtu)

Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij, Florenc Çapja. 

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa Gentiani, i paralizuar, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ruhej nga Policia. I riu akuzohet se kishte ekzekutuar vëllain e Ardianit, Sokol Çapjan, në dhjetor të 2005. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja ardian capja

Sondazh

Poll