Bota

Morën dozat e vaksinës në Kukës, mikrobiologia: Disa nga kolegët e mi kanë patur simptoma. Kishin ethe, plogështi dhe tem

31 Mars 2021, 18:58 Nga DOSJA
Morën dozat e vaksinës në Kukës, mikrobiologia: Disa nga

KOSOVË- Mikrobiologia nga Kosova, Donjeta Pllana-Hajdari, e cila ka marrë vaksinën në Kukës më 20 mars ka treguar nëse ka shfaqur efekte anësore.

Sipas Reporteri, ajo tregojë se pas marrjes së vaksinës, nuk ka pasur alegji, por vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina.

Ndërkohë, është ka zbuluar që ka pasur nga kolegët e saj që kanë shfaqur simptoma si si temperaturë, ethe dhe plogështi.

Vet personalisht skom pas alergji, vetëm dhimbje në pjesën e krahut ku është marrë vaksina. Ka pas kolegë tjerë që kanë pasë simptoma, temperature, ethe, plogështi, simpotma të lehta por që kanë kaluar. Pas marrjes së vaksinës, reaksioni mund të paraqitet menjëherë, simptomat e tjera janë të lehta dhe largohen për rreth 24 orë,”-ka thënë ai.

Ajo është shprehur që është e lumtur që ka marrë vaksinën dhe i ka ftuar të gjithë mos të jenë skeptik të marrin dozat. Po ashtu, ajo ka thënë se dozën e dytë do ta marrë pas 12 javësh në Kukës.

“Unë e kom marr vaksinën më 20 mars, në grupin e parë të punëtorëve shëndetësor. Organizim fantastik, meqenëse i gjithë procesi ka përfundu për reth 1 orë. Atje na kanë prit punëtorët shëndetësor. Na kanë marrë historikun shëndetësor, pastaj është bërë rënditja dhe menjëherë jemi vaksinuar, kemi qëndruar 25-30 minuta për ndonjë proces të mundëshëm alergjik që ka mund me u paraqit. Vaksinimi ështe metoda më efikase që na mbron. S’kom hezitu me marrë, jam gëzu shumë, i ftoj të gjithë që ta marrin vaksinën. Dozën e parë në Kukës, dozën e dytë pas 4-12 javësh, neve na është thënë që dozen e dytë duhet ta marrim në Kukës,”-ka thënë ajo. 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora donjeta pllana-hajdari donjeta pllana-hajdari

Sondazh

Poll