Bota

Dyshohen se kanë marrë rryshfete, Ministri i Bujqësisë, Peci pezullon nga puna 5 punonjës

31 Mars 2021, 15:43 Nga DOSJA
Dyshohen se kanë marrë rryshfete, Ministri i Bujqësisë, Peci

KOSOVË-Faton Peci, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, ka pezulluar nga puna 5 zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, pasi dyshohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.

Sipas Gazeta Express, mësohet se ata janë arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Njoftimi i plotë:

“Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi  për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Ky vendim është marrë si domosdoshmëri për zbatimin e bazës ligjore në fuqi, si dhe njoftimit të marrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të datës 03 mars 2021, për masat e ndërmarra ndaj këtyre zyrtarëve, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse. Zyrtarët e pezulluar ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare,”-thuhet në njoftim.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora pezullohen pese zyrtare ne kosove pezullohen pese zyrtare ne kosove

Sondazh

Poll