Bota

Dyshohet se ka kryer krime gjatë masakrës së Izbicës, arrestohet një shqiptar në Kosovë

31 Mars 2021, 14:50 Nga DOSJA
Dyshohet se ka kryer krime gjatë masakrës së Izbicës,

KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arresuar një person me inicale M.A, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Izbicë të Skenderajt.

Sipas Gazeta Expess, mësohet se ai është me origjinë shqiptare, por me shtetësi serbe.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Më 23 marsit u shënuan 22 vjet, qëkur forcat serbe kanë vranë  dhe masakruan mbi 150 shqiptarë të Kosovës në fshatin Izbicë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arrestohet nje shqiptar ne kosove kosove arrestohet nje shqiptar ne kosove kosove

Sondazh

Poll