Aktualitet

NDODH brenda Traumës! I aksidentuar që prej 14 dhjetorit, pacienti rëndë, vuan për kujdes/ Vajza bën DENONCIMIN: Mjeku e n

31 Mars 2021, 14:47 Nga DOSJA
NDODH brenda Traumës! I aksidentuar që prej 14 dhjetorit, pacienti

TIRANË– Menduh Koçi lufton për jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet, pas dëmtimeve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur më 14 dhjetor të vitit të shkuar. Blerina Lumani, vajza e Kocit ka kërkuar ndihmë nga mediat për të ndihmuar të atin e saj, duke drejtuar gishtin nga mjekët. Sipas saj, ekzaminimet e bëra nga bluzat e bardha nuk ishin të sakta. Në një intervistë për Fax, ajo ka treguar se mjekët kishin raportuar vetëm për hemoragji, ndërsa Koçi kishte dëme edhe në mushkëri.

“Unë jam Blerina, iu drejtova Fax Neës për ndihmë, në 14 dhjetor babai im pësoi një aksident, pati pasoja të rënda për shëndetin e tij. U pa e arsyeshme që të ndiqej në spitalin e Traumës në Tiranë, mjeku kurues që ndiqte gjendje e babait ishte Asllan Selaj, ekzaminimet nuk na u deklaruan asnjëherë, se çfarë dëmesh reale kishte pasur babai. Na tha që kishte pësuar dëmtime në kokë, dhe kishte hemoragji, hemoragjia u shtuar dhe në datën 15 babai u operua.  Në datën 15 babai u operua dhe mjekja kardiologe citon se gjatë skanerit që i është bërë babait ka pasur dhe dëmtime në mushkëri, kjo gjë na është fshehur. Ditën e hënë, në datën 21 mjeku Sala vendosi që ta nxirrte nga reanimacioni dhe ta çonte në pavion, po po e kemi parë tha. Kishte marrë lekë nga pala kundërshtare, se ai djali nuk mund të dilte ndryshe nga burgu. Teksa e çuan babanë në pavion, gjendja e tij u rëndua. Nga MSH më morën në telefon, babai u rëndua, filloi të bëjë temperaturë dhe të kishte nevojë për oksigjen, pasi në pavion nuk kishte. Gjendja e tij filloi të rëndohej për shkak se e nxorën në pavion. Me urdhër të drejtoreshës së Ministrisë babai u zbrit në reanimacion, dhe u pa se gjendja ishte e rëndë. Na thanë që babai kishte nevojë për neokirurg,”-tegoi ajo.

Familjarët e pacientit pretendojnë se mjeku Asllan Sela ka marrë para nga personi që ka aksidentuar Koçin për të raportuar një gjendje të mirë shëndetësore. E gjitha që shoferi t’i shpëtonte burgut për të paktën 5 vite. Versionin e vërtetë të gjendjes së të aksidentuarit, e ka dhënë shefi i pavionit të kirurgjisë, Fatos Olldashi, i cili u ka treguar familjarëve të tij se ai është në rrezik për jetën. 

Babai juaj nuk ka dalë nga rreziku, ua di hallin më shumë se kushdo, e di çfarë do të thotë që të rrish koridoreve të spitalit, ka përmirësim por nuk ka dalë nga rreziku. Ti nuk duhet të rrish pa pyetur mjekun që e ka operuar, e paguan shteti për këtë punë”, shprehet Olldashi në një komunikim të regjistruar nga ana e dy fëmijëve të Koçit.

Por problemet nuk mbarojnë këtu. Vajza ka treguar se ata kanë paguar 200 mijë lekë të vjetra për kanjulën, duke e blerë në një spital privat, ndërsa përballen edhe me presionin e infermierëve. Pa frikë dhe hapur, ata kërkojnë ryshfet për të mjekuar të aksidentuarin në mënyrë që ta mbajnë në jetë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blerina lumani menduh koci blerina lumani menduh koci

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2021, 13:12

TIRANË– Mjekja Kristiana Deda festoi sot ditëlindjen e saj në sheshin Skëndërbej, teksa po i shërbente të moshuarve të cilët do të marrin vaksinën anticovi...