Aktualitet

Piu verë dhe drogë për “të marrë zemër”/ DETAJE nga vrasja që tronditi Elbasanin, ‘zbërthehet’ Ervis Bardhi: Me

31 Mars 2021, 14:37 Nga DOSJA
Piu verë dhe drogë për “të marrë

ELBASAN– Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi ka “zbërthyer” vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir që u masakruan brenda banesës së tyre. “Rrëfimi dhe pendesa” e Bardhit deri më tani ka prangosur Ardian Çapjan, ndërsa vijon të jetë në kërkim Florenc Çapja. 

Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga gazeta “Panorama.al”, Bardhi ka rrëfyer midis të tjerash detaje të reja për vrasjen e babë e bir, duke konfirmuar edhe pagesën prej 50 mijë eurove që mori nga porositësit. Ai tregon se të gjitha takimet me Ardian Çapjan, me të cilin ka diskutuar për vrasjen, i ka bërë në hotelin e tij.

“Ardian Çapja me ofroi 50 mije euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Realizimi i vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga Policia, pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij”, ka thënë Bardhi në rrëfimin e tij.

DITA E VRASJES

Një natë para ngjarjes së vrasjes, Ervis Bardhi ka qenë në banesën e marrë me qira prej tyre në rrugën “7 Marsi”, së bashku me shokun e tij Olsi Leka, i cili e ka njoftuar se nesër do të kryenin porosinë. Të nesmën, me 15 gusht të vitit 2012, Ervis Bardhi dhe Olsi Leka janë ngritur nga gjumi në orën 07:30 dhe kanë shkuar pranë banesës së objektivit. Sipas Bardhit, Olsi Leka ka pasur me vete një sasi lënde narkotike, si dhe dy palë paruke, njëra me ngjyrë të zezë, tjetra e zezë me fije të bardha. Me të mbërritur poshtë pallatit, Bardhi tregon se ka zbritur nga mjeti i tij tip “Benz” dhe ka blerë një shishe verë, për ta konsumuar me shokun e tij.

Pasi ishin fiksuar në një vend të fshehtë, shokët kishin konsumuar edhe lëndë narkotike dhe prisnin që nga banesa të dilte nëna e Gentianit. Sapo ajo ka dalë për të bërë pazaret, Olsi ka marrë pistoletën, e ka futur në brez dhe të dy kanë vënë paruke në kokë dhe kanë arritur që të futen në banesë për të kryer “misionin”. Pasi kanë mbariar punë, kanë dalë nga shtëpia, me qetësi kanë vënë sërish paruket në kokë dhe janë larguar me mjetin e tyre duke iu shpëtuar Policisë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ervis bardhi vrasja e gentian beqirit ervis bardhi vrasja e gentian beqirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2021, 13:12

TIRANË– Mjekja Kristiana Deda festoi sot ditëlindjen e saj në sheshin Skëndërbej, teksa po i shërbente të moshuarve të cilët do të marrin vaksinën anticovi...