Sport

Botërori i Klubeve 2021, zbulohet formati i ri i kompeticionit

13 Maj 2019, 14:42 Nga DOSJA
Botërori i Klubeve 2021, zbulohet formati i ri i kompeticionit

Botërori i Klubeve që do të startojë në vitin 2021 dhe që do të zhvillohet në harkun kohor 17 qershor-4 korrik.

Ky kompeticion ka një ndryshim formati, i cili do të ketë plot 8 skuadra të reja , pasi do të marrin pjesë fitueset e Champions League dhe Europa League në 4 sezonet e fundit.

Amerika e Jugut do të ketë 6 skuadra; Afrika, Azia e Amerika e Veriut dhe ajo Qendrore do të kenë nga 3 ekipe secila.

“Superbotërori i Klubeve” ka 24 skuadra pjesëmarrëse, që do të ndahen në 8 grupe me 3 ekipe secila, e skuadrat e vendeve të para do të kualifikohen për në çerekfinale.

Për edicionin e parë të “Superbotërorit të Klubeve” janë të kualifikuara Reali i Madridit dhe Atletico Madrid, fitues të kompeticioneve europiane në vitin 2018. Pas tyre renditen  Liverpool, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea, të cilat kanë arritur nivelet më të larta të Championsit dhe Europa League këtë vit.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrave, ato do të përcaktohen nga dy edicionet e radhës së këtyre kompeticioneve. E njëjta formulë përcaktohet edhe për Amerikën e Jugut, me Gremion dhe River Platen që janë të kualifikuara, si kampione të Kupës Libertadores.

Përveç formulës, ende nuk dihet vendi se ku do të zhvillohet Botërorit i Klubeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boterori i klubeve boterori i klubeve

Sondazh

Poll