Politike

Me lot në sy, Ruçi preket kur flet për Bashkim Finon: Do ta kujtoja si person që u rrit pa baba, humbi nënën para tre muaj

29 Mars 2021, 10:22 Nga DOSJA
Me lot në sy, Ruçi preket kur flet për Bashkim Finon: Do ta

TIRANË– Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi doli i përlotur nga Pallati i Kongreseve, aty ku kreu dhe homazhet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Për gazetarët e pranishëm, Ruçi tha se do ta kujtojë Finon si një person që është rritur pa baba e që humbi nënën para disa muajsh. Ndër të tjera, Ruçi tha se do ta kujtojë si një njeri me zemër të madhe, si shok dhe vëlla.


DEKLARATA: Si do ta kujtoja? Do ta kujtoja si person i cili është rritur pa baba, do ta kujtoja si një njeri që  humbi nënë e tij para tre muajsh. Do ta kujtoja si një njeri buzagaz, për djalin dhe për vajzën e tij, do ta kujtoja si një njeri me zemër të madhe, do ta kujtoja si një pushtetar nga kryetar bashkie, kryeministër, do ta kujtoja si një njeri zemërmadh dhe me kundërshtarët e tij politik. Jam këtu për ta kujtuar si mik si vëlla si shok, si pjestar i një familje politike si shqiptar. Do të na mungojë shumë, ja që nuk ishte e thënë se jeta e tij biologjike të vazhdonte.

Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gramoz ruci homazhet per bashkim finon ndahet nga jeta bashkim fino gramoz ruci homazhet per bashkim finon ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll