Politike

Padia e PS-së në Kolegjin Zgjedhor, Kaso: Jemi Brenda kritereve ligjore

29 Mars 2021, 10:02 Nga DOSJA
Padia e PS-së në Kolegjin Zgjedhor, Kaso: Jemi Brenda kritereve

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhir, Ivi Kaso ek a cilësuar pa kuptim padinë e Partisë Socialiste për numrin e kandidatëve në listat e koalicionit Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.

I pranishëm në mbledhje, Kaso tha se ata kanë respektuar kriteret ligjore, pasi liegjislatori nuk ka vendosur një numër maksimal kandidatësh.

Shqtësimi i legjislatorit ka qenë sigurimi i një numri minimal, nuk e ka gjetur me vend të vendosë një numër maksimal. Dhe pse dispozita është prekur dy herë, shqetësimi i legjislatorit ka qenë sigurimi i vazhdimësisë së Kuvendit. Paraqitja e listës tonë nuk cënon fletën e votimit, nuk e bën më pak të qartë apo të kuptueshme. Kemi paraqitur listën me 22 kandidatë në të drejtën tonë sovrane, jemi në përputhje me kriteret ligjore. Numri prej 222 kandidatësh krijon balancë në numrin e subjekteve.  Në listë mund të kishte numër më të madh kandidatësh, mjafton të mos kishte më pak,”- tha Kaso ndër të tjera.

Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e depozituar nga ana e Partisë Socialiste për listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji u shpreh se vendimi i KAS për t’i rikthyer PD kandidadët e hequr nga Komisioneri Shtetëror shkel parimin e barazisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll